| Prezantimi shkolles |
|
|
|
Page 1 of 4 PROGRAMI MËSIMOR
Me shkollat tona arsimi zhvillohet ne tre gjuhë: anglisht, turqisht dhe shqip. Si gjuhe shtesë është gjermanishtja. Në vitin e pare të shkollës së mesme ndiqet një program kryesisht i fokusuar mbi mësimin e gjuhës angleze dhe turke. Në përfundim të këtij viti nxënësit kanë mundësi të mësojnë dhe t’i flasin në mënyrë perfekte. Në këtë rast është për t’u theksuar suksesi i arritur nga nxënësit tanë në provime ndërdombëtare si TOEFL, SAT apo në provime të ngjashme të gjuhëve të huaja. Pas këtij suksesi fshihet jo vetëm cilësia e arsimit, por edhe aftësia e popullit shqiptar në mësimin e gjuhëve të huaja.
Departamentet
Organet që merren me zhvillimin e një arsimimi bashkëkohor dhe mbarëvajtjen e mësimdhënies, me zgjidhjen e problemeve të procesit mësimor-edukativ me synim kualifikimin dhe shpërndarjen e experiences së përparuar të nivelit bashkëkohor, për të gjitha shkollat 9-vjecare dhe të mesme të Fondacionit Arsimor “Gulistan” janë 15 departamente.
1. Departamenti i Anglishtes 2. Departamenti i Turqishtes 3. Departamenti i Matematikës 4. Departamenti i Fizikës 5. Departamenti i Kimisë 6. Departamenti i Biologjisë 7. Departamenti i Kompjuterit 8. Departamenti i Letërsisë 9. Departamenti i Histori-Gjeografi 10. Departamenti i Arteve të Bukura 11. Departamenti i Edukimit Fizik 12. Katedra e Paralelit të Klasës I 13. Katedra e Paralelit të Klasës II 14. Katedra e Paralelit të Klasës III 15. Katedra e Paralelit të Klasës IV
Mbledhjet e departamentit kanë për qëllim:
1. Zhvillimin dhe praktikimin e metodologjive të reja. Analizë dhe kontroll. 2. Koordinimin e punës ndërmjet mësuesve dhe shkollave. 3. Shkëmbim eksperiencash. 4. Ndihmë në motivimin dhe dinamikat psikoligjike të mësuesve. Për të realizuar këto principe departamenti zhvillon mbledhjet 4 ditore para fillimit të vitit shkollor, 2 ditore gjatë pushimeve dimërore dhe 4 ditore në fund të vitit shkollor.
|



