Home Hasan Riza Pasha
hasan riza pasha PDF Print E-mail
Article Index
hasan riza pasha
Rrethimi i Shkodres
Vrasja e Hasan Riza Pashes
Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit
Kush eshte Hasan Riza Pasha
All Pages

Nje nga ngjarjet me te bujshme te historise shqiptare te Shekullit te XX - te. Mbrojtja 183 ditore e Shkodres dhe jehona e saj. Qendresa e Hasan Riza pashes dhe vrasja e tij. Roli i Esat pashe Toptanit ne vrasjen e komandantit turk, ne mbrojtjen e qytetit dhe me pas ne dorezimin e tij. Marreveshja me Malazezet dhe vendimi i Londres.

 

Adjutanti i gjeneral Hasan Riza Pashes, trokiti ne deren e eprorit te tij pa zbardhur ende mengjesi i dates 8 tetor 1912. Komandanti( dhe njekohesisht Valiu i qytetit) ishte ende i pergjumur kur degjoi lajmin qe e priste prej kohe: Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevoje per me shume shpjegime. Dy ore me pas ai u njoftua se trupat Malaze, ashtu siç pritej, qene drejtuar per ne Shkoder. Komanda turke e dinte prej kohesh se ne rremujen e Luftes Ballkanike, trupat e principates se vogel ne veri te Shqiperise kishin vetem nje mision: te nenshtronin qytetin e lashte shqiptar. Agimi sapo kishte filluar te zbardhte mbi kalane e Rozafes, kur ai urdheroi levizjen e trupave ushtarake per ne rrethinat e fortifikuara te qytetit. Fortifikata te ndertuara me ngut vitin e fundit dhe qe, tashme, ashtu siç pritej, ishin gati te perballeshin me zjarrin e luftes. Ne mesdite gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur ne Bardhanjore dhe po ate mbasdite mblodhi te gjithe komandantet e tij. "Qyteti do te rrethohet se shpejti,- iu tha ai atyre - por ky qytet nuk do te bjere ne doren e malazezeve. Shkodra eshte fati yne ose varri yne, por jo turpi yne. Sot kemi 5 mije trupa ushtarake, por mbi 20 mije te tjere jane duke ardhur ne ndihmen tone. Qe sot fillon nje beteje e veshtire, qe asnje nga ne nuk e di se sa do te zgjase".